Shëndetësi
Maskë japoneze për fytyrë pa akne dhe rrudha!
Çdo vajzë dëshiron të duket gjithmonë e bukur, dhe padyshim se kësaj ‘brenge’ i kushton shumë kohë dhe vëmendje. Megjithatë, për këtë ju duhet të bëni vetëm dy gjëra: një stil të shëndetshëm të jetës dhe të keni një rutinë të duhur për kujdesin e lëkurës.
Më poshtë keni një ilaç shumë të thjeshtë që shumica e femrave japoneze e ndjekin si rutinë të jetës së tyre për një lëkurë perfekte.
Përbërësit:
- 2-3 lugë oriz i pa-përpunuar.
- 1 lugë gjelle qumësht.
- 1 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja:
- Gatuani orizin e papërpunuar, ziejeni deri sa të bëhet i butë, njejtë sikurse e përgatitni për të ngrënë.
- Pasi të keni përgatitur orizin, vëjeni në një tas dhe shtypeni derisa të bëni në formë qulli.
- Masën e përgatitur të orizit përziejeni me mjaltën dhe qumështin.
- Me masën e kombinuar të produkteve të fituara lyeni fytyrën tuaj. (Së pari shpëlajeni fytyrën dhe më pas vëjeni produktin)
- Me kujdes pas 1 orë 30 minuta hiqni maskën dhe shpëlajeni me ujë të orizit të përgaitur.