Shëndetësi
Mbani këtë përzierje për 5 minuta në fytyrë dhe s’do të keni më pika të zeza
Njerëzit e çdo moshe mund të kenë probleme me pikat e zeza në lëkurën e tyre, por ky problem ndeshet më shpesh në moshën e adoleshencës. Metodat natyrale si kjo me bollgur janë shumë efketive në trajtimin e pikave të zeza.
Bollguri është më shumë se një lloj drithi i thjeshtë për mëngjes. Ai është i pasur me lëndë ushqyese që përdoret edhe për kujdesin ndaj lëkurës, duke përfshirë pikat e zeza, lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar. Punon si një pastrues shumë i fuqishëm natyral i cili çliron poret e bllokuara që shkaktojnë pikat e zeza. Ai gjithashtu përmban antioksidantë shumë të fuqishëm dhe ka veti anti-inflamatore.
Por, ju mund të shpëtoni shumë lehtë prej tyre vetëm me këtë përzierje me 4 përbërës.
Përbërësit:
2 lugë gjelle bollgur
3 lugë gjelle kos
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja dhe përdorimi:
Në një tas shtoni bollgurin dhe kosin dhe pastaj përziejini mirë. Shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Përziejini sërish dhe aplikojeni maskën në zonat ku keni pika të zeza.
Lëreni për 5 minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të pastër. Përsëriteni këtë procedurë 3 herë në javë në mënyrë që t’i largoni pikat e zeza më shpejt.