Lajme
Mëngjes i stuhishëm, surpriza e motit del jashtë kontrollit për ditët në vijim
Mëngjesi i sotshëm ka nisur me erëra të forta dhe pika të pakta shiu. Zyrtarisht nga parashikimet mësohet se era do të mbetet problematike paraditen e se shtunës me shpejtësi mesatarisht 12 m/s por në momente të shkurtra shpejtësia e saj do arrijë edhe 21 m/s. Përmbytje mësohet se nuk do ketë.
Sasia e reshjeve te së shtunës e vlerësuar ne mm/24 ore, parashikohet të arrijë deri 70 mm/24h ne Veri, 50 mm/24h në qendër dhe 30 – 40 mm/24h ne zonat e ekstremit jugor.
Sipas meteoalb e shtuna do të jetë kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore.
Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore.
Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumim 15 – 16°C.
E diel – Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër. Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët. Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C.
E hëna dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë !!