Shëndetësi
Mënyra më e lehtë për parandalimin e gurëve në veshka
Me siguri e dini se në veshka mund të formohen gurë të imët ose rërë dhe mund të krijojnë probleme të shumta shëndetësore, e kalimi i tyre nëpër traktin brinar është me dhimbje. Mënyra më e mirë për shërimin e gurëve në veshka është ta parandaloni shfaqjen e tyre. Gurët në veshka në fakt janë kristal të fortë të krijuar nga mineralet dhe kripërat e tharta që formohen brenda organit. Edhe pse mjekët pohojnë se nuk mund të shkaktojnë ndonjë problem, vetë fakti se kalimi i tyre nëpër traktin urinar është kaq i dhimbshëm, mjafton të bëni gjithçka që është në forcën tuaj që të parandaloni shfaqjen e tyre. Gurët më shpesh shfaqet te meshkujt, por edhe numri i femrave që vuajnë prej tyre tashmë është rritur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.