Video
Merr flakë banesa në Korçë, brenda gjendet një kufomë e djegur
Merr flakë banesa në Korçë, brenda gjendet një kufomë e djegurS. Shtjefni
Lajme
Në orët e para të mëngjesit në fshatin Lekas, Korçë, është djegur një banesë e pabanuar. Sot gjatë kontrollit në këtë banesë, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht.
Personi i djegur në këtë ngjarje është ende i pa identifikuar.
Sipas dyshimeve të banorëve, mendohet se mund të ketë qenë një endacak. Shtëpia ka qenë e pabanuar dhe personi i djegur mund të ketë hyrë dhe të ketë ndezur një zjarr, ç'ka mund të ketë shkaktuar djegien e banesës.
Policia është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për identifikimin e viktimës.
Deklata e policisë:
Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes."
JOQ.al