Video
Miliona përdorues iPhone mund të fitojnë 500 Euro secili nga Google, ja si të përfitoni
Miliona përdorues iPhone mund të fitojnë 500 Euro secili nga Google, ja si të përfitoniS. Shtjefni
Teknologji
Gjigandi i teknologjisë Google është në telashe të mëdha pasi akuzohet se ka mbledhur të dhëna të 5 milion përdoruesve të iPhone në Angli, pa lejen e tyre.
Google po përballet me një faturë prej 2.7 miliard eurove për kompensim, nëse një pretendim ligjor për konsumatorët arrin të triumfojë.
Fushata e quajtur "Google you owe us" (Google na detyrohesh), përfaqëson 5.4 milion njerëz në Angli dhe në Uells, të cilet pretendojnë se gjigandi teknologjik ka mbledhur të dhëna nga telefonat e tyre pa leje, prej muajit Qershor 2011 dhe Shkurt 2012. Çeshtja po ndiqet nga Richard Lloyd dhe disa avokatë të tjerë.
Nëse çështja fitohet, sipas Mirror.co.uk çdo personi i dëmtuar do të dëmshpërlehet me nga 500 euro.
Të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme, mund të përfitojnë nga kompensimi:
I pranishëm ne Angli dhe në Uells në mes të 1 Qershorit 2011 dhe 12 Shkurt 2012
Ka pasur një ID në Apple në atë kohë
Kishte ose ka një celular iPhone
Ka përdorur browser-in Safari për të naviguar në internet
Nuk ka hequr opsionin e Google-it për "Ads preference manager"
Resident në Angli dhe në Uells në 13 Maj 2017
Çdokush që plotëson kriteret e mësipërme mund të fitoje kompensimin pas gjyqit për shkeljen e ligjit për të dhënat personale të konsumatorit.
JOQ.al