Shëndetësi
Miqtë janë më të rëndësishëm për shëndetin sesa familja, thonë psikologët
Nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm në moshë të vjetër duhet të bëni ushtrime fizike rregullisht, të hani shëndetshëm dhe, siç duket, t’i mbani kontaktet me miqtë.
Kjo sepse, sipas shkencëtarëve, miqtë janë më të rëndësishëm për shëndetin afatgjatë sesa familja, transmeton Telegrafi.
Lidhjet miqësore bëhen më të rëndësishme me kohën, ndërsa mirëmbajtja e kontakteve me disa miq të mirë mund të sjellë shumë ndryshime në shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Prandaj, ekspertët sugjerojnë të ‘investoni’ në miqësi të cilat ju bëjnë më së shumti të lumtur.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se familja nuk është e rëndësishme për shëndetin e një personi.
Faktikisht, familja është e rëndësishme për shëndetin dhe lumturinë (diçka të cilën duhet ta keni parasysh para se ta largoni nga dhoma motrën) – por të dhënat sugjerojnë se lidhjet miqësore janë parashikues më i fuqishëm i shëndetit dhe lumturisë në moshë të vjetër.
Vlen të ceket se për këtë konkludim janë analizuar të dhënat e mbi 270,000 personave anë e mbanë botës. /Telegrafi/