Shëndetësi
Mjaltë për lëkurë të pastër dhe të bukur
Të gjitha femrat dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga to kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë.
Mjalti përmban enzima, veti natyrale antibakteriale dhe probiotikë që janë të mirë për lëkurën, shkruan Shije. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.
Përfitimet e mjaltit:
-Mjalti lehtazi i largon bakteret e dëmshme nga lëkura, pa e zhveshur lëkurën nga vajrat e vet natyralë.
-Mjalti përmban probiotikë natyralë dhe ka veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve.
-Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë.
Pastrimi i fytyrës me mjaltë
Përbërësit: Mjaltë manuka dhe mjaltë organik.
Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë, pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar. I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën. Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë.