Kuriozitete
Momenti shokues/ DJ i njohur humb jetën tragjikisht në skenë
Një DJ i famshëm në Brazil ka humbur jetën, pasi një pjesë e skenës ku po performonte u rrëzua.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një festivali muzikor në Atmosphere Festival në Esteio, në qytetin jugor të Porto Alegre, ndërsa para momentit tragjik vendi u përfshi nga një stuhi e fuqishme.
Pamjet shokuese tregojnë momentin tragjik kur struktura metalike që ngrihej mbi skenë, bie mbi të.
Tre persona të tjerë janë lënduar, ndërsa DJ Kaleb Freita nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda në kokë.
Ai ishte vetëm 30 vjeç dhe pas ngjarjes tragjike, të gjithë kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale. Emri i tij i vërtetë ishte Kalleby Freitas da Rosa.
Tashmë ka nisur një hetim mbi tragjedinë dhe organizimin, pavarësisht paralajmërimeve për kushtet e motit, stuhi dhe erëra të forta.