Shëndetësi
Mrekullitë mjekësore dhe shkencore të ujit të Zem Zemit
Në vitin 1971 një mjek Egjiptian ka thënë për “European Press” se kinse uji i Zemzemit është i ndotur dhe jo i mirë për pije pasiqë,burimi i ujit të Zemzemit ndodhet nën nivelin e objekteve banuese dhe ujrat e ndotur derdhen në këtë burim,ashtu që uji i Zemzemit nuk është i shëndetshëm për pije.
Kjo u bë si shkak që mbreti Fejsal i Arabisë saudite menjëherë urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë dhe Resurseve që të shqyrtojë dhe të dergojë mostër të ujit zem-zem në laboratoret europiane për të testuar pijshmërinë e tij. Më pas ministria urdhëroi “Xheddah Pawer” dhe “Desalination Plants” për t’u kujdesur rreth kësaj çështje dhe te angazhojë një grupë ekspertësh të mbrendshëm dhe të huaj që në laboratoret më të njohura botërore të bëhet analiza e ujit të Zem-zemit,kurse Muinudin Ahmed ishte përgjegjës për tubimin e këtyre analizave laboratorike.Gjatë marjes të ujit nga burimi i Zemzemit për analiza kanë mbetur të çuditur ata që ishin prezent kur panë se sa i ngushtë është vet vendi prej ku buron uji i Zemzemit.
Burimi i ujit Zemzem është interesante se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt kjo që shkakton huti tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemit, e cila është vetëm 1.5 metër e thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet niveli i ujit. Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.
Pas dërgimit të ujit të Zemzemit për analizë nëpër laboratorit europiane dhe botërore,në fund të gjithë vërtetuan se uji i Zemzemit jo vetëm që bën për pije por bile zbuluan se edhe është uji më i pastër në botë dhe i cili nuk përmban bile asnjë llojë të bakterieve,që normalisht ujrat e burimeve tjera e kanë në permbajtjen e tyre.Shkencëtari japonez Dr Mesaru Imuti (Masaru Emoto) thotë se uji zemzem cilësohet si ujë me veti të veçanta dhe karakteristika të cilat nuk mund të gjinden tek ujërat tjerë të thjeshtë. Këtë pretendim e vërtetoi me anë të hulumtimeve të cilat i bëri në ujin zemzem me të ashtuquajturën nano-teknologji, gjë që nuk kishte mundësi ta ndryshoj asnjë veti specifike apo karakteristikë të ujit të zemzemit, dhe shtoi se me përzierjen e një pike të ujit zemzem me 1000 pika uji të rëndomtë fitohet përzierja e cila përfshin të gjitha cilësitë dhe karakteristikat e ujit zemzem.
Dr Mesaru Imuti, shkencëtar dhe hulumtues japonez, drejtor dhe president i Institutit për hulumtime shkencore “Had” në Tokio, i cili vizitoi Arabia Saudite dhe ligjëroi në fakultetin “Darul-hikme” për femra në Xhidde, në një takim ku morën pjesë mbi 500 shkencëtar dhe hulumtues.
Ai, gjithashtu, bëri të ditur për eksperimentin e tij në ujin zemzem (të cilin e mori nga një arab), dhe tha: “Zemzem është vërtet një ujë i veçantë, dallon nga ujërat tjerë nga përbërja dhe komponentet kristale që i përmban. Të gjitha provat që janë bërë në ujin zemzem nuk ia ndryshuan cilësinë dhe karakteristikat e tij, gjë që tregon se uji zemzem nuk është ujë i thjeshtë si ujërat tjerë”.
Ky shkencëtar i dalluar japonez, themelues i teorisë “kristalizimi i atomit të ujit”, teori e cila u ka hapur dyert e reja hulumtimeve në shkencën e ujit, dëshmoi se shqiptimi i fjalës “Bismilah” ka ndikim të çuditshëm në ujin e zemzemit dhe i jep forma shumë të bukura dhe të veçanta kristalore.
Dr. Mesaru Imuti, gjithashtu, theksoi se gjatë eksperimentit në ujin zemzem e lëshonte kasetën me leximin e Kur’anit në afërsi të ujit, gjë që ndikonte duke krijuar forma të veçanta kristalore shumë të pastra dhe shkëlqyese, dhe shtoi se kjo ishte njëra ndër gjërat më interesante dhe të çuditshme që u paraqiten gjatë këtij eksperimenti.
Uji Zemzem, i cili largon etjen dhe urinë, është duke u analizuar nga ekspertët gjegjës. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO së uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë.
Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.
1.Rihapja e pusit
Kur në Gadishullin Arabik u shfaq idhujtaria dhe njerëzit iu larguan mësimeve të pejgamberit Ibrahim alejhi selam, burimi i Zemzemit shteroi. Abdulmutalibit, gjyshit të pejgamberit Muhammed alejhi selam, i është urdhëruar në ëndërr që të hapë pusin Zemzem, dhe i është dëftuar vendi ku duhej gropuar. Gjatë gropimit hasi në sende, të cilat i kishin fshehur xherahimët kur patën ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj prej ari. Me shpatat stolisi portën e Qabes, në të vendosi (gozhdoi) edhe kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe hapësirën përrreth tij për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zemzem, kurejshët u grindën me Abdulmutalibin duke thënë: “Ne duam të marrim pjesë me ty”, e ky u përgjigj: “Kurrsesi, unë jam i zgjedhuri për këtë punë”. Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqit te magjistari nga beni seadët. Ende pa u kthyer në shtëpi, këta gjatë rrugës hasën në shenja, të cilat paralajmëronin se Abdulmutalibi kishte të drejtë. Atëherë Abdulmutalibi u betua se: Në qoftë se Zoti i dhuron dhjetë djem e ai jeton gjersa ata të rriten e ta ndihmojnë, do ta flijojë njërin prej tyre para Qabes.
2.Të veçantat e ujit të Zemzemit
Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjera për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Ndoshta, kjo mund të jetë arsyeja që ky ujë i freskon haxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston.
Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.
Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.
Për ujin e Zemzemit Pejgamberi alejhi selam thotë: “Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”