Connect with us

Në 2020 depresioni sëmundja nr 1 që do të diagnostifikohet popullata në botë

Video

Në 2020 depresioni sëmundja nr 1 që do të diagnostifikohet popullata në botë

Email

Dy persona javën e kaluar u vetëfiluaj për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Rasti i parë i referohet një 55-vjeçari i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 3 i një pallati. Po në të njëjtën ditë u shënua dhe një rast tjetër;  Një 25 vjeçare u gjet e vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive në fshatin Katund i Ri të Dibrës.

Në të dyja ngjarje ekspertët kanë arritur në përfundimin se vetëvrasja ka ardhur si pasojë e depresionit. Në këtë pikë, psikologët rendisin një sërë arsyesh përse depresioni është i përhapur dhe kjo sipas tyre lidhet me ndryshimet drastike që ndodhin në jetën e njeriut, zhgënjime braktisje, papunësi, vafëri. Kur flet për vetëvrasjen, psikologia Silvana Loka mendon se ky fenomen është shndërruar në një kërcënim për mbarë botën, madje OBSH e vlerëson se do të jetë një ndër problemet më të mëdha.

Silvana Loka: Nga një përllogaritje e OBSH rezulton se në vitin 2020 depresioni do të jetë sëmundja më shumë e diagnostifikuar. Që do të thotë sëmundja numër 1 që do të diagnostifikohet popullata në rang botëror. Kjo  do të duhet të na bëjë më vigjilentë dhe të vlerësojmë me më shumë  realizëm situatën dhe ndjeshmërinë që kemi në të përditshmen tonë.  

Një person që bën këtë akt final. Sipas psikologes ka dhënë shenja të mëparshme depresive.

Silvana Loka:  “Përpara se të shkohet tek vetëvrasja personat gjithmonë kanë lëshuar sinjale thirrjeje, që unë kmam nevojë për ndihmë, vëmendje”

Familja dhe shkolla janë dy modelet që ndikojnë ndjeshëm  në formimin e karakterit të fëmijëve.

“Orët që kalojmë me familjen duhet të jenë më të shumta se janë aktualisht” sugjeron Silvana Loka

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top