Video
Në eko panë një masë të çuditshme, nëna refuzoi të abortojë dhe ndodh e pabesueshmja
Në eko panë një masë të çuditshme, nëna refuzoi të abortojë dhe ndodh e pabesueshmjaA. Naçi
Lajme
Një grua ka treguar forcën e saj të nënës teksa është gjendur përpara një zgjedhje të vështirë. Mickayla Jordan-Smyth tregon se gjatë shtatëzanisë së saj, doktorët i panë në eko një masë tumoriale kur ajo ishte 12-javëshe.
Iu tha fillimisht se kishte një shtatzëni të pjesshme molare që mund të shndërrohej në kancer, duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të bebes. Por, pavarsisht kësaj 30-vjeçarja refuzoi që të ndërpriste shtatzëninë pasi ajo besonte se do të ndodhte më e mira për të dhe beben e saj.
Doktorët i thanë se kishte shtatzëni molare ku fetusi nuk formohet siç duhet në mitër dhe bebja e ka të vështirë të zhvillohet. Në vend të një fetusi të shëndetshëm, në mitër rritet një masë anormale qelizash.
Kur ishte 28 javëshe shtatzënë ajo pësoi një shkëputje placentale, një gjendje e rrezikshme që ndodh kur placenta nis të shkëputet nga mitra.
Mjekët kryen ndërhyrje cezariane dhe nëna e re solli në jetë një vajzë. Megjithatë, ajo zbuloi se pasi kishte kaluar të gjithë shtatzëninë e frikësuar se kishte kancer, në fakt kishte pasur një anomali të rrallë të placentës që mund të keqkuptohet për shtatzëni molare.
Duke folur për “DailyMail”, nëna nga North Yorkshire tha:
E dija që po merrja përsipër një rrezik të madh duke mos pranuar që të ndërprisja shtatzëninë, por besoja vërtetë se do të ndodhë ç’te jetë e shkuar”.
30 – vjeçarja e konsideron Rainen e vogël një mrekulli.
JOQ.al