Kuriozitete
Nëna, mos e bëni kurrë këtë gabim duke i larë fëmijët
Një nënë ka lëshuar një paralajmërim për prindërit e tjerë, pasi tregoi se si foshnja e saj për pak sa nuk vdiq kur ajo e la atë vetëm në dush për më pak se 30 sekonda.
Siobhan Rennie, nga Australia, e shpërndau historinë e saj në blogun për këshilla prindërore MeOhMy, duke shtuar se ishte “postimi më i vështirë” që e kishte shkruar ndonjëherë pasi u ndje “një nënë e tmerrshme”.
Ajo tregoi se si e kishte vendosur djalin e saj 2 vjeçar Harry dhe vajzën e saj Aoife në dush së bashku dhe se ishte duke luajtur me ta kur iu kujtua se duhet të merrte diçka.
Siobhan, 36 vjeçe, shkroi: “U largova vetëm disa metra larg për ta marrë një nga këmishat e burrit tim. Nuk dëgjova diçka të pazakonshme, vetëm një spërkatje të vockël”, transmeton Gazeta Express.
“U ktheva në banjo ndoshta 15-30 sekonda më vonë (me të vërtetë nuk ia kisha idenë, ishte shumë shpejtë) dhe Aoife ishte nën ujë duke u mbytur.
Harry ishte duke qeshur. E hoqa atë shpejtë nga dushi dhe e mbajta… ajo po kollej dhe po bërtiste. Harry papritur e kuptoi se ajo nuk ishte duke luajtur dhe i ndryshoi fytyra”.
Për fat të mirë, tha ajo, Aoife është mirë pasi u koll dhe qau për pak, duke pranuar se kjo mund të kishte përfunduar shumë keq. Ajo shkroi: “Është e papranueshme çfarë bëra. Nuk do duhej t’i lija vetëm aty”.
Duke pranuar se kjo çfarë kishte bërë ishte një budallallëk, Siobhan shpjegoi: “Arsyeja e vetme që jam duke e shkruar këtë është se dua t’ju paralajmëroj – Kurrë mos mendoni asnjëherë se foshnja juaj, pa marrë parasysh se sa e madhe është, është e sigurt vetëm apo me vëllain/motrën e vet, madje edhe për pak sekonda, në dush”.