Connect with us

Nëna rrëfen historinë e 15-vjeçares nga Kamenica që u grabit e u maltretua nga i dashuri

Lajme

Nëna rrëfen historinë e 15-vjeçares nga Kamenica që u grabit e u maltretua nga i dashuri

20 vjeçari nga Kamenica Besmir Rexhepi, përveç se në prill të këtij viti ka grabitur 15 vjeçaren Sh.K., ai edhe e ka rrahur atë. Familja e të miturës e ka denoncuar të riun të martën në Polici, derisa Gjykata të mërkurën e ka ndaluar atë për një muaj në paraburgim për dyshimet se ka kryer veprat penale “bashkësi jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeç” dhe “lëndim i lehtë trupor”. Media sjell rrëfimin e familjes së viktimës për historinë e dhunës dhe kërcënimet që i dyshuari ka bërë ndaj vajzës se tyre.

Policia e Kosovës të martën para mesditës ka arrestuar Besmir Rexhepin nga fshati Shipashnicë e Ulët e Kamenicës. 20 vjeçari fillimisht ishte denoncuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj një femre të mitur, por më pas rezultoi se kamenicasi po e mbante të miturën SH.K. në shtëpinë e tij, pa martesë dhe pajtim të familjes së saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar Policia më 4 tetor, në ditë pas arrestimit.

Por, historia më pas rezultoi të jetë ndryshe. Hetuesit dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit zbuluan se Rexhepi të miturën që e kishte rrahur për të fundit herë të martën, po e mbante pa martesë në shtëpinë e tij. Këtë e kanë pohuar prindërit e Sh. K., të cilët edhe kishin lajmëruar rastin e dhunës në Polici.

Express të enjten ka qëndruar në shtëpinë e familjes së të miturës në Dajkoc të Kamenicës. E mitura që sipas nënës së saj qysh në prill ishte grabitur nga 20 vjeçari me të cilin u njoftua në shkollë, ndodhej tash në shtëpinë e saj, porse nuk mund ta takonim.

Ajo ka rrëfyer se i riu dhe 15 veçarja kishin filluar një lidhje, të cilin edhe e kishin pranuar, porse martesën e tyre e kishin menduar pasi vajza e tyre Sh. K. të kryente shkollën e mesme.

“Kjo vajza është kanë në shkollë, ai e ka mashtru. Ai mo i rritun, gati 21 vjec. Tani e murr. Ai e ka mashtru qiken. Burri pranoj, ama tham veç te jemi të njoftum familjarisht, derisa ta kryn shkollën e mesme, jo me marrë”, nis rrëfimin për vajzën e saj Bedrie K..

Tutje ajo tregon sesi vajza e saj përfundoi në shtëpinë e 20 vjecarit në Shipashnicë e Ulët të Kamenices, qysh në fund të prillit të këtij vitit, pa miratimin e prindërve të të miturës.

“Tani nana e vet tha se jom vec vet, le tvjen Shkurtja të rrin do ditë te na. E tani tre net e murrën, po atëherë na tradhtun e e murrën pa darsëm pa kurgjo”, rrëfen Bedrie K.

Nga ajo kohë, sipas saj, nuk kanë mundur ta shohin vajzën e tyre, pasi i riu që tash ndodhet në paraburgim, nuk e lejonte te kontaktonte me prindërit e saj. Madje, thotë se nuk e la as të vijë që t’i vizitojë, dhe sa herë që vajza e saj ka kërkuar të shkojë tek prindërit e saj, sipas Bedrie K., Besmir Rexhepi e ka rrahur atë.

“Sa herë që qika i ka than me ardhë të nana e të baba, ai e ka rreh, e ka rreh, e ka rreh”, thotë nëna e 15 vjecares.

Njëjtë sipas gruas ndodhi edhe të martën. Thotë se i riu e goditi disa herë me grushta në kokë vajzën e saj, vetëm pse i kërkoi që të vizitojë prindërit. Më pas, sipas saj e mitrua lajmëroi familjen e saj përmes telefonit të vjehrrës së saj, pasi Rexhepi i kishte marrë 15 vjeçares telefonin e saj.

“Apet edhe qatë ditë që na thirri qika, e ka rreh. Ai ja ka marr asaj me telefon e me krejt. Po kjo atë ditë na shkrujti me telefon të vjehrrës, se edhe qatë ditë e kish rreh krejes me grushta. E ka rreh sa herë që i ka thanë po shkoj të nana.”, vazhdon rrëfimin gruaja që tash thotë të jetë e shqetësuar edhe nga kërcënimet që Besmir Rexhepi i ka bërë vazjes së saj.

“Ai po thotë kam me vra. Sh. se lo gjallë mo, po thotë. Edhe neve ka thanë që ka me na sulmu”, tregon ajo tu këtë thënë i riu që 6 muaj më parë u grabitin vajzën 15 vjecare.

Bedrie K. tregon se të martën kishin shkuar bashkë më burrin tek shtëpia e Rexhepit, për ta parë vajzën e tyre të rrahur. Sipas saj, pasi morën kërcimet atëherë kishin lajmëruar policinë.

Por, rrëfimin e saj e ndërprenë bashkëshorti i saj, i cili më pas kërkon që ekipi i gazetës të largohet nga shtëpia e tyre, me arsyetimin se nuk janë në gjendje të flasin më shumë për rastin dhe se janë të shqetësuar për vajzën e tyre.

Prokuroria Themelore e Gjilanit nuk kanë dhënë më shumë informacione për rastin, por vetëm kanë konfirmuar se kanë kërkuar masën e paraburgimit ndaj 20 vjeçarit. Ndërsa, Gjykata Themelore në Gjilan ka konfirmuar se Besmir Rexhepit të mërkurën i janë caktuar 30 ditë paraburgim.

Prokuroria ka klasifikuar ndaj të dyshuarit dy vepra penale të mundshme, “bashkësi jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeç” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top