Connect with us

Nëse ju dhemb shpesh koka, filloni t’i hani këto

Shëndetësi

Nëse ju dhemb shpesh koka, filloni t’i hani këto

Shumica prej nesh mendojmë se këto simptoma janë si rezultat i punës së madhe që e bëjmë.

Por ato mund të shkaktohen edhe nga nivele të ulëta të magnezit dhe vitaminës K në trupin tuaj.

Ne sot do t’jua japim të gjitha faktet që duhet t’i dini për këto mikroelemente, kështu që vetëm vazhdojeni leximin më poshtë.

Magnezi

Përfitimet

Magnezi është i përfshirë në të paktën 300 përbërës të ndryshëm në trupin tonë. Ai ndihmon konvertimin e ushqimit në energji dhe krijon proteina të reja nga aminoacidet. Kjo është arsyeja pse ai përdoret për të hequr ankthin dhe stresin.

Magnezi mund të parandalojë dhimbjet e shpeshta të kokës dhe madje të trajtojë edhe migrenën. Mungesa e tij ulë nivelet e serotoninit, bën që enët e gjakut të ngushtohen dhe prekë funksionimin e neurotransmetuesit.

Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në depresion dhe pagjumësi.

Burimet nga ku mund ta merrni magnezin janë:

Spinaqi

Arrat, lajthitë

Orizi i kafët

Buka

Peshku

Mishi

Avokado

Vitamina K

Përfitimet

Vitamina K sintetizon proteinat të cilat janë thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e gjakderdhjes. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë mavijosje dhe gjakderdhje.

Përfitime të tjera nga vitamina K që janë propozuar por që nuk janë të dëshmuara plotësisht shkencërisht janë edhe mbrojtja nga gëlqerëzimi artereve, nga sëmundja e Alzheimerit dhe kanceri i prostatës.

Kjo vitaminë, në bashkëpunim me vitaminën D, bën që kalciumi të shkojë në eshtra dhe t’i forcojë ata. Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të çojnë në rrezik nga frakturat.

Burimet nga ku mund ta merrni këtë vitaminë:

Bimët si basili, trumza, majdanozi, koriandra, borziloku

Perimet me gjethe të gjelbra si lakra jeshile, zarzavatet mustardë dhe zarzavatet tjera

Sallatat e gjelbra si qepët e pranverës, marulla, lakërishtet e tjera, marulla e kuqe, selino

Perimet si brokoli, lakra Savoy dhe lulelakra

Erëzat djegës si piperi, piperi i kuq dhe kërri

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top