Shëndetësi
Nëse keni problem me vena të zgjeruara, në Anaderm bëhet shërimi i tyre
Me datë 29 dhe 30 Shtator dhe 01 Tetor …Ekskluzivisht në Anaderm. Trajtimi bashkëkohore i venave të zgjeruara me Laser, me mjek të huaj. E ardhmja e Trajtimit të venave është vetëm në Anaderm, pa dhimbje, pa plagë, pa prerje.
Institucioni i parë i cili merret me qasjen e plotë ndaj venave të sëmura është Qendra Diagnostike Terapeutike “Anaderm”, Prishtinë.
Anaderm ofron trajtimin/eliminimin e venave me laser nga doktorë të huaj.
Ekspertët e saj ofrojnë metodat më bashkëkohore të diagnostikimit dhe të shërimit, të cilat fare nuk shkaktojnë dhembje, ndërkaq janë maksimalisht të efektshme.
Ju mundojnë këmbët e lodhura, të ënjtura, dhembjet, ngërçet në gjumë, të kruarit, djegiet, keni vena të imta të degëzuara në këmbë, të ashtuquajtura kapilare, vena varikoze? Nuk ju ndodh vetëm juve. 40% e femrave dhe 20% e meshkujve vuajnë nga venat e zgjeruara.
Venat e zgjeruara prishin pamjen estetike, mirëpo mund t’ju shkaktojnë edhe dhembje, ngërçe në gjumë, ndjenjën e peshës në këmbë, por edhe komplikime serioze, siç janë krijimi i plagëve të hapura në këmbë, trombozat, emboli të rrezikshme të mushkërive…
Intervenimi bëhet kur masat preventive – barnat dhe format e tjera të terapisë – nuk japin rezultate, ndërkaq ekzistojnë simptoma që mund të pasojnë komplikime.
Operacioni me laser i venave është operacion minimal invaziv, i cili bëhet me anestezion lokal. Nuk ka prerje siç janë ato klasike, nuk ka anestezion të përgjithshëm, nuk ka vraga. Kështu ndërpritet zhvillimi i sëmundjes dhe pengohet mundësia e shfaqjes së komplikimeve, të cilat mund të jenë fatale