Shëndetësi
Nëse keni probleme me fytin këto janë 3 recetat e gjyshes që duhet t’i provoni
Gjethet e luleshtrydheve
Gjëja e parë që këshillojnë gjyshet është të provoni të vloni ujë me gjethe të luleshtrydheve. Lëreni të ftohet më pas dhe e konsumoni këtë ilaç që konsiderohet i denjë për sëmundjet e fytit. Gjethet e luleshtrydhes kanë fuqi parandaluese për sekrecionet.
Mjaltë dhe limon
Kura e dytë e efektshme është limoni me mjaltë. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Mjafton në një lugë mjaltë të shtoni ca pika limon dhe ta konsumoni.
Vaji i ullirit
Më në fund, ilaçi që e sugjerojnë gjyshet është përzierja e vajit të ullirit me mjaltë dhe limon. Kjo kurë jo vetëm që qetëson fytin, por edhe parandalon një sërë sëmundjesh