Video
Neymar dhe Cavani prishin “paqen”, kapen sërish për penalltinë
Neymar dhe Cavani prishin "paqen", kapen sërish për penalltinëK. Demiraj
Sport
Dilema e penalltisë te skuadra franceze e PSG-së u duk si një çështje e zgjidhur, por si duket Cavani dhe Neymar e kanë harruar paktin mes tyre.
Mbrëmjen e djeshme dy yjet e skuadrës franceze kanë debatuar se kush do ta merrte përsipër penalltinë ndaj Troyes, të mbyllur me rezultatin 2-0.
Neymar u afrua i pari për të marrë topin, por uruguaiani i thotë se do ta godasë vetë penalltinë e fituar prej tij.
Në fakt braziliani u largua menjëherë, por siç shihet edhe nga pamjet mes tyre ka pasur sërish përplasje, teksa ka pasur edhe një fërkim të lehtë me kokë.
11-metërshin e goditi Cavani dhe si për fatin e tij të keq e humbi pasi topi u prit nga portieri i Troyes, ndërkohë që Nejmar ka mbetur i pakënaqur.
Kjo është e disata herë që ndodh një episod i tillë mes dy futbollistëve të cilët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga penalltia.
JOQ.al