Video
Ngjarja misterioze në Itali/I humb e dashura, shqiptari vret veten
Ngjarja misterioze në Itali/I humb e dashura, shqiptari vret vetenA. Shehaj
Lajme
Ajo ka më shumë se 10 ditë që është zhdukur, ndërsa mbrëmjen e të dielës ai vrau veten. Kjo është ngjarja që ka ndodhur në një prej qyteteve të Italisë, ku 50-vjeçari shqiptar Daniel Paskal ka vrarë veten, pasi ka denoncuar në polici humbjen e të dashurës së tij.
Shqiptari është vetëvrarë në banesë në Cornuda të Trevisos, ndërsa nuk dihet nëse ai dhe bashkëjetuesja e tij, 43-vjeçarja Sofiya Melnyk, nga Ukraina, ishin ndarë apo kishin debatuar para se të ndodhte gjithçka.
Makina e gruas u gjet mëngjesin e djeshëm në rrethinat e qytetit, ndërsa për 43-vjeçaren nuk duhet ende asnjë gjë. Ajo u denoncua si e zhdukur në polici më 17 nëntor.
Policia italiane nuk përjashton as mundësinë e vrasjes së 43-vjeçares, ndërsa për gjetjen e saj kanë vënë në shërbim edhe një helikopter.
JOQ.al