Video
Ngjyra e urinës do t’ju tregojë sëmundjen tuaj
Shenjat e para të sëmundjes më së shpeshti janë të dallueshme, vetëm që është shumë me rëndësi të dini se ndaj çkaje duhet të tregoni kujdes.
Kur të zbuloni sëmundjen me kohë atëherë është shumë më lehtë të pengohet sesa të shërohet, transmeton Telegrafi.
Për shkak të mungesës së ujit në organizëm dhe për shkak të çrregullimit të punës së tij, në veshka krijohen toksine, të cilat pjesërisht nxirren jashtë nëpërmjet urinës.
Ky është vetëm njëri ndër shkaqet përse duhet t’i kushtoni kujdes ngjyrës së urinës tuaj.
Urina që ka ngjyrë të errët gjithmonë është shenjë që me shëndetin tuaj diçka nuk është në rregull.
Urina është një tregues i ndonjë problemi, kështu që kontrollojeni atë herë pas here. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.
Çfarë na tregon urina për ne?
E verdha e mbyllët: ndërkohë që ngjyra e verdhë e çelët e urinës është normale, ngjyra e mbylltë e verdhë tregon se personi vuan nga dehidrimi pasi që përqendrimi i kripës është më i lartë se normalisht. Më pak ujë do të thotë një nuancë më të mbylltë të së verdhës së urinës, kështu që pini ujë sa më shumë kur shfaqet ky problem.
E kuqe: Kjo ngjyrë varion nga nuanca rozë në të kuqe të errët. Testi mund të specifikojë nëse urina përmban gjak apo gjak të mpiksur, si hemoglobinuria. Ai mund të ndodhë për shkak të ndonjë infeksioni të fshikëzës, traktit urinar apo uretrës. Gjithashtu, kanceri i prostatës tek meshkujt apo fshikëzës tek të dy gjinitë, apo edhe ushtrimet e rënda mund të rezultojnë që urina të ketë ngjyrë të kuqe.
Kafe në të zezë: Kjo është gjithashtu një ngjyrë e cila mund të variojë nga kafeja në të zezë. Ajo mund të jetë edhe një nuancë e errët e së kuqes. Por kjo ngjyrë shfaqet për shkak të funksionimit jo të rregullt të mëlçisë dhe tek sëmundjet si hepatiti, bllokimi i kanalit të bilës, tumorit apo edhe cirozës, sepse bilirubina shfaqet në urinë. Gjithashtu, çrregullimet e rënda si anemitë hemolitike apo melanomat mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë kafe në të zezë.
Portokalltë: Shumë ilaçe mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë portokalli. Gjithashtu, konsumi i tepërt i agrumeve ose karotave mund të jetë arsye për urinë ngjyrë portokalli. /Telegrafi/