Kuriozitete
Një burrë i ka prerë penisin shokut të tij me sharrë elektrike
Jeta seksuale e një burri mund të ketë përfunduar përgjithmonë, pasi shoku i tij i preu penisin gjatë kohës kur po prinin dru së bashku
Të dy, ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe po pinin së bashku në fshatin Vanatory, në Rumani, para se aksidenti të ndodhte, transmeton Express.
Raportohet se i dëmtuari 49-vjecar i kishte thënë fqinjit të tij 53-vjecar që të kishte kujdes me sharrën elektrike për prerjen e druve.
Këtë vërejtje ai e kishte bërë me shaka, megjithatë kjo u kthye në një aksident të tmerrshëm.
Pas aksidentit, burri 49-vjecar u dërgua menjëherë në spital. Gjendja e tij është serioze por jashtë rrezikut për jetë.