Video
Një trangull sa rritja ediramike ekonomike, po hamë kancer!
Një trangull sa rritja ediramike ekonomike, po hamë kancer!L. Çela
Vec-e-jona
Dilema më e madhe e njerëzimit mund të jetë si ajo e Hamletit.
Shekspiri na ka dhënë idenë e ekzistencës: “Të jesh a të mos jesh?”. Kjo frazë është ende pa përgjigje. Në Shqipëri nuk shkojmë aq larg, por i kemi disa.
Për momentin, një ndër dilemat më të mëdha këtu lidhet me trangullin. Mos u habisni, pasi jemi në mëdyshje nëse trangulli është pemë apo bimë!
Mjafton një vëzhgim i shpejtë i tregjeve të fruta-perimeve për të parë se shumica e këtyre produkteve në vendin tonë janë OMGJ (organizma të modifikuara gjenetikisht). E nisëm me përmasat e trangullit që janë aq të mëdha, sa mendon se si mund t’i mbajë trungu i një bime aq të brishtë.
Zhvillimi i tyre mund të lidhet drejtpërdrejt me shtatlartësinë e kryeministrit, ose më mirë të themi me rritjen ekonomike të vendit, sipas statistikave të Ramës.
Përveç “big” trangullit, me shije kashte, ashtu janë edhe domatet, specat, madje edhe qepët. Për të mos folur për importin e frutave, që janë ku e ku më keq.
Kur ha një banane, nuk të merr malli ta provosh sërish. Inspektoriati i kontrollit të ushqimeve, në bashkëpunim me aksionin e tmerrshëm të Policisë, u janë vërsulur atyre pak tregjeve bio që na japin kënaqësi.
Po flasim për nënat, të cilave u konfiskohet malli në anë të rrugës. U merren ata pak qepë e domate që mund të na ringjallin shijen e vërtetë të ushqimit.
Megjithatë, egoizmi s’ka të paguar. Zoti Rama do të jetë i pranishëm edhe në tryezat tona, aty ku ankohemi pa fund se po hamë kancer! /JOQ.al
JOQ.al