Connect with us

Njihuni me 37-vjeçaren që ka lindur 38 fëmijë (Foto)

Kuriozitete

Njihuni me 37-vjeçaren që ka lindur 38 fëmijë (Foto)

Një grua nga Uganda është nënë e 38 fëmijëve – dhe ajo është vetëm 37 vjeçe.

Nëna, Mariam Nabatanzi, i ka lindur të gjithë fëmijët e saj në shtëpi – përveç fëmijës së fundit i cili tani është katër muajsh, raporton Nairobi News.

Foshnja u desh të lindej me prerje cezariane në një spital lokal, transmeton Gazeta Express.

Nëna raportohet se ka lindur gjashtë palë binjakë, katër palë trinjakë dhe tri palë katërnjakë.

Dhjetë fëmijë janë vajza dhe 28 janë djem. Më i madhi është 28 vjeç dhe më i vogli është katër muajsh.

Nëna e 38 fëmijëve thotë se u martua në moshën 12 vjeçe në vitin 1993 me një burrë 40 vjeç. “Nuk e dija se po martohesha”, tha ajo për Nairobi News.

“Disa njerëz erdhën në shtëpi dhe sollën disa gjëra për babin tim. Kur erdhi koha që ata të shkonin, mendova se po përcjellja hallën por kur arrita atje, ajo më dha tek një burrë”, tha ajo.

Pasi u martua si fëmijë, ajo thotë se jeta martesore ishte shumë e vështirë për të. “Burri im ishte poligam me shumë fëmijë të tjerë nga martesat e tij të mëparshme, për të cilët duhej të kujdesesha. Ai ishte gjithashtu i dhunshëm dhe më rrihte sapo i jepej rasti kur i sugjeroja diçka që atij nuk i pëlqente”, tha ajo.

Në vitin 1994, një vit pas martesës dhe duke qenë vetëm 13 vjeçe, ajo lindi binjakë. Dy vite më vonë, ajo lindi trinjakë dhe një vit e shtatë muaj më vonë, ajo lindi katërnjakë.

Pas këtyre lindjeve, ajo dëshironte të ndalonte të mos bënte më. Por doktorët i thanë asaj se ajo kishte një numër të lartë të vezoreve.

“Rasti i saj është predispozitë gjenetike për mbi-ovulim (lëshim të shumëfishtë të vezëve brenda vetëm një cikli), gjë që rrit ndjeshëm mundësinë për të pasur fëmijë të shumëfishtë; Është gjenetike”, kishte thënë doktori.

Pavarësisht sfidave që ajo ka pasur dhe vuajtjeve, ajo është optimiste që po i sheh fëmijët duke shkuar në shkollë dhe duke u siguruar se ata janë duke u edukuar në mënyrë të duhur.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top