Kuriozitete
Njihuni me vajzën që dikur kishte 130 kilogramë, ndërsa sot çmend meshkujt derisa ecë në plazhet e Brazilit (Foto)
Raina Trindade 29-vjeçe nga Rio De Janeiro, Brazil, ka pranuar se shpesh ka qenë objekt talljeje në shkollë, ndërsa me kalimin e viteve mbipesha filloi të ndikojë negativisht në shëndetin e saj.
Edhe përkundër faktit që dikur kishte 130 kilogramë dhe brenda një kohe të shkurtë arriti të bie në 65, ajo thotë se vazhdon të mos i donë linjat trupore, transmeton Telegrafi.
Për vite të tëra ajo ishte munduar në mënyra të ndryshme të dobësohet, por mjekët vazhdimisht e kishin këshilluar se me këtë veprim rrezikon të pësojë sulm në zemër.
Dhe në fund të fundit vendosi të operojë lukthin, gjë që i ndihmoi të përgjysmojë peshën.
“Operimi i lukthit nuk është ndonjë ilaç çudibërës, por mua më ka ndihmuar të dobësohem. Por unë vazhdoj të luftojë që të bie edhe më shumë në peshë. Edhe pse operacioni im ka pasur sukses pozitiv, më duhet të pranojë se kurrë nuk kam menduar që një ditë do të operohem që të dobësohem. Në kokën time vazhdojnë të sillen idetë se jam ende e shëndoshë dhe me këtë luftojë çdo ditë”, ka thënë Raina.
Pas dobësimit ajo ka hequr lëkurën e tepërt dhe ka rritur gjinjtë, ndërsa sa i përket ushqimit të yndyrshëm dhe kalorik, thotë se nuk dëshiron të bisedojë më për këtë temë.
“Njerëzit shpesh mendojnë se me operimin e lukthit zgjidhen të gjitha problemet, por nuk është ashtu. Duhet të mësoheni të ushqeheni shëndetshëm”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/