Video
Njohu djalin e shkathët në klub dhe doli disa muaj me të, kur mori vesh kush ishte i ra qielli mbi kokë
Njohu djalin e shkathët në klub dhe doli disa muaj me të, kur mori vesh kush ishte i ra qielli mbi kokëS. Shtjefni
Lajme
Fejesa mes Princit Harry dhe aktores amerikane Megan Markle janë bërë kryefjala e mediave ndërkombëtare ditët e fundit, por ajo nuk është amerikania e vetme që është martuar me një princ gjatë këtij muaji.
Ariana Austin është princesha më e re afrikane dhe ndryshe nga Megan nuk është as aktore dhe as e famshme, por fati deshi që edhe ajo të bëhej pjesë e një familje mbretërore.
Ajo kishte dalë të festonte me një mik në një klub nate në Uashington, kur filloi të flirtonte me një të ri simpatik që iu afrua papritur.
Studentja e juridikut se kishte idenë me kë po fliste por personi që sapo kishte takuar ishte me princi etiopian, i cili do të bëhej në të ardhmen bashkëshorti i saj.
Por atë natë, Joel Makonnen iu shfaq si një njeri i thjeshtë, pa i treguar se ishte në të vërtetë stërnip i Haile Selassie, perandorit të fundit të Etiopisë.
Pas shumë muajsh Makonnen, i zbuloi më në fund të dashurës trashëgiminë e tij mbretërore, duke e lënë gojë hapur.
Në një intervistë për "Vogue" Ariana u shpreh se:
Unë vij nga një familje shumë e dashur, por siç tha babai im , duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur planifikojmë takime me familjen time të re, pasi ajo është një nga familjet më të vjetra të botës!
Ata janë martuar para disa javësh në një ceremoni të thjeshtë në Zvicër.
Prindërit e tij Princi David Makonnen dhe Princesha Adey Imru Makonnen, ishin detyruar të jetonin në mërgim pas një grushti komunist në atdheun e tij.
Përshtati JOQ.al
JOQ.al