Connect with us

Nuk e festoj 28 nëntorin dhe nuk më vjen turp! Derisa të…çohem nga kafja!

Video

Nuk e festoj 28 nëntorin dhe nuk më vjen turp! Derisa të…çohem nga kafja!

Nuk e festoj 28 nëntorin dhe nuk më vjen turp! Derisa të…çohem nga kafja!F. Tenolli

Lajme

1

Nuk hezitoj për të festuar gjithçka që është e mrekullueshme në vendin tim. Jam krenare për shqiptarët që kudo nëpër botë kanë vënë vulën e tyre në arte dhe gjetkë.

Ama 28 Nëntorin nuk e festoj dhe nuk më vjen aspak turp për këtë!

Në festat kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, një pjesë e madhe e shqiptarëve çuditërisht arratisen jashtë Shqipërisë për të festuar, sipas agjencive të udhëtimeve kjo kërkesë vjen çdo vit në rritje.

Nëse amerikanët më 4 Korrik kthehen nga “fundi botës” për të festuar në tokën e tyre ditën e pavarësimit, shqiptarët preferojnë si shenjë “patriotizmi” të kontribuojnë në PBB e Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, Turqisë, Italisë, etj, çdo fundnëntor. E këtë vit flitet për një pushim thuajse 1-javor, pasi qeveria e shpalli ditë pushimi 27 nëntorin.

Një meme që qarkullon në rrjet ka një simbolikë të fortë pas saj: Çohu shqiptar nga kafja çohu!

Në vend që të bënim me dy duar shqiponjën nga restorantet, hotelet dhe dyqanet e Ulqinit, Strugës, Milanos e për ironi edhe të Stambollit, do të preferoja që kjo ditë e çdo tjetër pasuese të ishte e përkushtuar për eliminimin e korrupsionit dhe mungesës së shpresës për të jetuar një jetë të denjë në tokën tonë. Pse jo edhe për asgjësimin e armiqve të përbashkët të njerëzimit, si varfëria, ndotja dhe padrejtësitë në fushën e të drejtave të njeriut.

Çohu nga kafja shqiptar! Le të ndryshojmë sistemin, le të ndryshojmë dinamikën dhe të flasim më 28 nëntor se çfarë arritëm të bëjmë për të patur administratë pa korrupsion, infrastrukturën e duhur, spitale me ilaçe, drita dhe ujë në banesë, siguri në rrugë….

Pasi edhe në këtë 28 nëntor shtëpia jonë e përbashkët nuk është në rregull. Situata aktuale është e zymtë dhe armiqësore.

E pikërisht e sotmja është dita, kur duhet të ulërasim më fuqishëm për krimin që po hedh në erë të rinj rrugëve të vendit, korrupsionin deri në palcë të drejtësisë tek e cila shpresojmë më kot të gjejmë drejtësi dhe drogën që vërshon lumë nga të katra anët, e që jo vetëm na nxin fytyrën kudo në botë, por pikësëpari na vret rininë.

E sotmja nuk duhet të jetë ditë pikniqesh dhe qokash. Përkundrazi, 28 nëntori është fryma që na skuq faqen nga turpi i mosreagimit. Pastaj le të skuqim me simbole kombëtare çdo gjë të mundshme që na rrethon, në një histeri kolektive që produktin final e ka disa fotografi në rrjete sociale, shoqëruar me thënie të huazuara. Çohu shqiptar nga kafja!

Ne të gjithë bashkë duam më shumë cilësi në jetën tonë. Por ankohemi në kafe!

Askush nuk beson më në premtimet politike. Ama rezulton se Shqipëria ka numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votës. Në një studim të fundit rezulton se 1/5 të anketuarve në Shqipëri kanë pohuar se u është ofruar para në këmbim të votës. Por jemi pikërisht ne, që këtë farë politikanësh e ndjekim nëpër mitingje dhe jemi gati edhe të vritemi për to. Kurse hallet tona të përditshme që na gjunjëzojnë, ah ato i ndjekim e qajmë nga kafja!

Këtë vit, përsëri, do të kujtojmë Ismail Qemalin e ata burra të tjerë, e për 11 muajt dhe 29 ditët e ardhshme do të rrimë të heshtur për “përdhunimin” që na bën kjo klasë politike që na drejton. Do ta durojmë edhe këtë, sërish nga kafja!

Nuk ka nevojë që këto ditë të jenë të veçanta, përveçse si një shenjë respekti ndaj atyre që luftuan për lirinë tonë dhe për faktin se asnjë flamur i huaj nuk do të fluturojë përsëri mbi muret tona. Çohu nga kafja shqiptar!

Bëjeni 28 nëntorin të peshojë më shumë se zbukurimi i ballkonëve me flamurin kombëtar. Le ta nisim duke u ngritur nga kafja, shkuar e nëse nuk gjejmë të krijojmë vende pune. E ndoshta pas kësaj do të kemi motive për të festuar! Siç ka thënë John Kennedy: “Mos pyet ç’ka bërë vendi yt për ty,por ti për vendin tënd”!

Nga Dorina Bilbili

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top