Video
Paralajmërimi nga Samsung: Mos diskutoni çështje private përpara SmartTV-ve, rrezikoni
Paralajmërimi nga Samsung: Mos diskutoni çështje private përpara SmartTV-ve, rrezikoniS. Bardhi
Teknologji
Ndërsa ata që blenë një Samsung SmartTV këtë të “Premte të Zezë” mendonin se po merrnin dhuratën e fundit të Krishtlindjeve për të dashurin e tyre, ata ishin duke blerë një pajisje survejimi.
Epo … diçka e tillë. Politika e privatësisë së kompanisë duket se ia kalon edhe “Big Brother”.
Televizorët vijnë të pajisur me njohjen e zërit që ju lejon të thoni një komandë në televizorin tuaj të cilin po ndiqni.
Meqë TV vazhdimisht dëgjon komandat tuaja, ai mbledh dhe regjistron gjithçka që thoni. Disa njerëz po krahasojnë politikën e Samsung me ato që përshkruante George Orwell në veprën e famshme “1984”.
Sipas CNN, Samsung merr fjalët që ju thoni dhe i dërgon ato në një kompani të palës së tretë për t'u përkthyer në tekst. Samsung gjithashtu do të përdorë të dhënat që mbledh për kërkime dhe për të përmirësuar produktet e tyre.
Ja se çfarë thotë politika e tyre e privatësisë:
Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se nëse fjalët tuaja të folura përfshijnë informacione personale ose ndjesi tjera, ky informacion do të jetë në mesin e të dhënave të kapura dhe do t'i transmetohet një pale të tretë nëpërmjet përdorimit të “Njohjes së Zërit".
Një mikrofon do të shfaqet në ekran kur funksioni i njohjes së zërit të jetë aktiv. Ekziston një mundësi për të përjashtuar opsionin e komandës zanore.
Megjithatë, komandat tuaja zanore ende do të mblidhen nga SmartTV, i cili ka komanda të para-programuara që e lejon kompaninë ta dijë nëse po lejoni zërin apo jo.
Nëse nuk aktivizoni njohjen e zërit, nuk do të jeni në gjendje të përdorni veçori interaktive të njohjes së zërit, edhe pse mund të jeni në gjendje të kontrolloni televizorin duke përdorur komanda zanore të paracaktuara. Ju mund të çaktivizoni mbledhjen e të Njohjes së Zërit në çdo kohë duke vizituar menynë 'settings'. Megjithatë, kjo mund të ju ndalojë të përdorni disa nga karakteristikat e SmartTv."
Por, kompania Samsung thotë se ata nuk po spiunojnë klientët e tyre dhe as nuk i shesin të dhënat e tyre.
Pas shqetësimeve të shumta, në një deklaratë Samsung tha:
Samsung nuk mban të dhëna zanore ose nuk ia çon palëve të treta. Nëse një konsumator i pëlqen dhe përdor veçori të njohjes së zërit … të dhënat e zërit dërgohen në një server, i cili kërkon përmbajtjen e kërkuar dhe pastaj e kthen përmbajtjen e dëshiruar në televizor."
Ata thonë se nuk ka asgjë për t'u frikësuar ose për të qenë paranojak, por mund ta shihni videon më poshtë dhe të vendosni për veten tuaj.
Teknologjia po bëhet e frikshme./Përshtati JOQ.al nga burimi Shareably.net
JOQ.al