Video
Paralajmëron NASA: Ja ndryshimet atmosferike që do tronditin botën
NASA ka publikuar së fundmi një studim lidhur me pasoja e ngrohjes globale në tokë.
Studimi tronditës paralajmëron ndryshime të kushteve atmosferike dhe sipas NASA-s në tokë së shpejti do të bjeri shumë më shumë shi nga sa ka rënë deri tani.
Shkencëtarët shpjegojnë se janë retë e larta tropikale ato që sjell nxehtësinë në tokë, por për shkak të ngrohjes globale duket se re të tilla sa vijnë edhe krijohen më pak, duke sjell kështu një ftohje të atmosferës dhe rritje të reshjeve tropikale.
Hulumtimi, i kryer nga Dr. Hui Su nga NASA, zbuloi gjithashtu se rritja e reshjeve të shiut do të ngrohë përsëri ajrin për të balancuar ftohjen nga retë e larta.
Ai thotë se me këto ndryshime, Toka në të ardhmen do të ketë shumë më tepër reshje shiu.