Connect with us

Pas 75 vjetësh martesë, vdiqën në krahët e njëri-tjetrit

Kuriozitete

Pas 75 vjetësh martesë, vdiqën në krahët e njëri-tjetrit

Dy të moshuar të martuar për 75 vjet, përmbushën dëshirën e tyre për të vdekur në krahët e njëri-tjetrit. Ata ishin bashkë që nga mosha 8-vjeçare, dhe prej atëherë kanë qenë gjithmonë së bashku – deri në momentin e tyre të fundit.

“Zemrat e tyre rrahin si një prej se mbaj mend”, tha vajza e çiftit për KGTV në San Diego, Kaliforni.

Jeanette Toczko, 96 vjeçe dhe burri i saj 95-vjeç Alexander, u martuan më 1940. Ata festuan 75-vjetorin e martesës së bashku me familjen e tyre para se burri të vdiste, me gruan e tij e cila do të vdiste të nesërmen, transmeton Gazeta Express.

“Babai im mbante në kuletë një fotografi të vogël të nënës sime”, tha Aimee. Alexander pëlqente golfin. Ai luante çdo ditë derisa theu ijën pas një rrëzimi, thuhet sipas vajzës së tyre.

Shëndeti i tij u përkeqësua shpejt. “Ai po shkonte shpejt”, tha Aimee për KGTV. Pasi situata shëndetësore e burrit të Jeanette po përkeqësohej, edhe shëndeti i saj po bëhej më keq.

Në dhomën ku po qëndronte burri i saj, Jeanette kërkoi që të futej edhe një shtrat që të qëndronte ajo, pasi gjithmonë kishin dëshiruar që të vdisnin së bashku. Aimee kujton se prindërit e saj gjithmonë i kishin thënë se, “dëshirojnë të shkojnë në shtratin e tyre duke i mbajtur duart dhe duke u mbështetur në krahët e njëri tjetrit”.

Gjatë ditëve të fundit, Jeannette vazhdimisht i pyeste fëmijët e saj për një datë. “Ajo vazhdimisht na pyeste, ‘Çfarë dite është sot, çfarë dite është sot?’ Ne i thamë është qershor. Ajo tha është 29 qershor, dhe 29 qershori është 75 vjetori i tyre i martesës”, tha vajza e tyre.

“Dhe na i thamë urime përvjetori, dhe nëna ime po shkonte drejt vdekjes për shkak se ishte përvjetori i tyre dhe ajo e dinte se ai po vdiste dhe se ia kishin dalë të jetonin 75 vjet së bashku”, tha vajza.

Më pas familja la dhomën e tyre dhe i la ata që të kalonin momentet e fundit së bashku. Pasi Alexander vdiq, vajza i tregoi nënës së saj.

“I tregova nënës se ai vdiq”, tha Aimee. “Ajo e përqafoi atë dhe tha, ‘E sheh kjo është ajo çfarë dëshiroje. Ti vdiq në krahët e mi dhe unë të dua ty. Të dua, më prit, do të jem atje së shpejti”.

Edhe mjekët thanë se ishte gjëja më e pabesueshme t’i shohësh duke marrë frymën e fundit së bashku. Ata kaluan në botën tjetër duke i mbajtur duart.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top