Connect with us

Pastroni edhe njollat më të vështira me këtë produkt që të gjithë e kemi në shtëpi

Kuriozitete

Pastroni edhe njollat më të vështira me këtë produkt që të gjithë e kemi në shtëpi

Përdorimi i uthullës së bardhë të distiluar është një mënyrë e shkëlqyer për t’i mbajtur rrobat të pastra dhe për të ruajtur ngjyrën e tyre. Uthulla shërben gjithashtu si zbutës rrobash dhe shmang alergjitë nëse shtohet në makinën larëse gjatë procesit të larjes së rrobave. Lexoni udhëzimet e mëposhtme për të mësuar disa mënyra praktike të larjes së rrobave me uthullën e bardhë.

  • Hidhni gjysmë filxhani uthull të bardhë të distiluar në rrobat që po lani, në mënyrë që të mbroni ngjyrën e tyre dhe të mos i lini ato të zbehen.
  • Përdorni gjysmë filxhani uthull në larjen e rrobave të reja për t’i bërë ato më të buta dhe për të larguar prej tyre kimikatet e mbetura nga procesi i prodhimit .
  • Hidhni gjysmë filxhani uthull të bardhë në ciklin e fundit të larjes së rrobave për t’i bërë ato edhe më të buta.

Për personat që kanë alergji nga detergjentet, këshillohet që sasia e përdorur e uthullës të jetë më e madhe, rreth 1 filxhan uthull për çdo 3 kg ujë. Uthulla largon elementët e detergjenteve që shkaktojnë irritim të lëkurës.

Për zbardhim

Uthulla e bardhë e distiluar mund të përdoret edhe si një agjent natyral zbardhues.

  • Shtoni një filxhan e gjysmë uthull për t’i zbardhur rrobat e bardha.
  • Për t’u rikthyer bardhësinë rrobave, këshillohet t’i lini në një enë me ujë të ngrohtë dhe uthull gjatë gjithë natës, dhe në mëngjes t’i lani në makinën larëse si zakonisht.

Përdorni uthullën e bardhë për të larguar njollat.

Njollat e mbetura nga deodoranti janë ndër më të shpeshtat që mbeten në bluzat tona. Vendosni pak uthull të bardhë në pjesën e njollës dhe fërkojeni atë. Përveç se do të heqë njollat, uthulla do të luftojë edhe mikrobet që mund të ndodhen në bluzë. Uthulla mund të heqë edhe njollat shumë të vështira, si ato të shkaktuara nga zifti.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top