Showbiz
Përfundon në polici babai i Stresit, ja ç’ka bërë
Pas protestës së djeshme të bërë përpara ambienteve të parlamentit, disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici për të marrë dëshmitë dhe për të folur në lidhje me ngjarjen, nga e cila disa policë ngelën të lënduar.
Mes personave që përfunduan në polici ishte edhe babai i reperit Stresi, Sali Lusha. I riu e ka quajtur të padrejtë këtë shoqërim gjatë një komunikimi me Balkanweb.
Ai ka folur hapur për bindjet e tij të djathta, teksa ka thënë se nuk do ta ulë hundën dhe do të jetë në çdo protestë të demokratëve.