Connect with us

Përmbytje masive në Shqipëri, vetëm dy qarqe nuk futen në “zonën e kuqe”

Video

Përmbytje masive në Shqipëri, vetëm dy qarqe nuk futen në “zonën e kuqe”

Përmbytje masive në Shqipëri, vetëm dy qarqe nuk futen në "zonën e kuqe"S. Bardhi

Lajme

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar që orët e vona të mbrëmjes së djeshme do pësojnë shtim të intensitetit të rënieve nga ora në orë, ku do kapë vlera tq larta deri në 100mm/24orë.

Reshjet do shoqërohen me rrufe të shpeshta dhe erë të vazhdueshme.

Në këtë situatë meteorologjike Instituti i Gjeoshkencave publikoi hartën me qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet.

Vetëm Durrësi e Tirana listohen si zona me rrezikshmëri të moderuar, të tjerat janë të kuqe që do të thotë që rreziku nga reshjet e shiut është i lartë.

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:

Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë,Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë.

Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Fier dhe Vlorë) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

auto_harta1511986607

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top