Connect with us

Plas sherri në Parlament/ Berisha përplaset me gardistët, Taulant Balla tallet duke “u bërë” luledielli

Lajme

Plas sherri në Parlament/ Berisha përplaset me gardistët, Taulant Balla tallet duke “u bërë” luledielli

Seanca e sotme ka nisur e nxehtë dhe me përplasje, ku Berisha është konfrontuar fizikisht me gardistët kur tentoi të merrte fjalën.

Në nisjen e seancës së sotme për përzgjedhjen e Kryeprokurit, Basha u shpreh në foltore:

Kjo është një seancë anti-kushtetuese, po bëhemi gati për një grusht të mirëfilltë shteti. Ndarja e pushteteve është themi i demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Kushtetuta e ndalon shprehimisht emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm nga një parti e vetme. Ju jeni të vendosur të shkelni Kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj. Kyu është urdhri i popullit, hiqni dorë nga kjo ose do të përballeni me pasojat.

Pas Bashës fjalën e mori Taulant Balla i PS. Në fjalën e tij Taulant Balla ironizoi deklaratën e Bashës së mësipërme, ku për një kauzë që në vetvete mund të jetë e drejtë por sot krejtësisht e pavend dhe një tallje me gjithë protestuesit që janë mbledhur jashtë godinës së Kuvendit dhe injorim i kërkesës së opozitës për heqjne nga rendi i ditës zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Balla u shpreh:

Ne kemi vendosur që sot të jemi një luledielli, për të blerë një aparaturë për fëmijët e sëmurë. Ne kemi vendosur që të kontribuojmë për këtë nismë që është shumë e mirë dhe sot le të jemi të gjithë një luledielli.”

Pra mazhoranca duhet të mbledhë lekë me bamirësi për shëndetësinë që e ka premtuar falas këtu e para 5 vitesh.

Pas kësaj është ngritur Berisha për të marrë fjalën, por ka pasur konfrontime fizike me gardën dhe Ruçi dha urdhrin për 5 minuta pushim.

Video e sherrit:

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top