Connect with us

Plus në prag shkrirje, ç’do të ndodhë me abonentët e kompanisë?

Video

Plus në prag shkrirje, ç’do të ndodhë me abonentët e kompanisë?

Plus në prag shkrirje, ç'do të ndodhë me abonentët e kompanisë?A. Shehaj

Lajme

plus1

Sikurse JOQ.al e kishte paralajmëruar pak kohë më parë, kompania "Plus Telecomunication" po shkrihet dhe në tregun shqiptar do të ngelin vetëm tre operatorë. Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar transferimin e frekuencave të Plus Communication, operatorit të katërt në treg, tek dy operatorët më të mëdhenj, Vodafone Albania dhe Telecom Albania.

Po, ç'do të ndodhë me të gjithë abonentët e kompanisë "Plus"?

Konkurrenca në raportin e saj bën të ditur se pas marrëveshjes pritet që rreth 208 mijë pajtimtarët aktive të Plus-it nga të cilët rreth 5.8 mijë pajtimtar me kontratë10, të jenë përpara zgjedhjes së njërit prej 3 operatoreve të mbetur në treg, por "Monitor" shkruan se vlerësimi i saktë i treguesve të pjesës së tregut është e pamundur në këtë fazë, për faktin se:

-Pas transaksionit, çdo klient i Plus do të pyetet paraprakisht për përzgjedhjen e operatorit që do të zgjedhë për marrjen e shërbimit në vijim.

– E drejta e portabilitetit të numrit, sipas kuadrit ligjor në fushën e telekomunikacionit, i jep liri zgjedhjeje çdo klienti në përzgjedhjen e operatorit që dëshiron.

– Ulja e tarifave të terminimit on-net/off-net do të ulë kostot e klientëve pavarësisht operatorit nga, i cili përfiton shërbimin.

Sipas AKEP, pas realizimit të përqendrimit, pajtimtarët ekzistues, por edhe ata të rinj do të kenë mundësinë të përfitojnë shërbim celular me cilësor si rrjedhojë e shtimit të kapacitetit të spektrit në dispozicion të tyre.

Konkurrenca e pranon se reduktimi i numrit të operatorëve mund të sjellë rritje të çmimeve, por tregu mund të mbahet gjithë kohën në monitorim.

Portabiliteti i numrit, unifikimi i tarifave in-net dhe off- net (Brenda dhe jashtë rrjetit) si dhe fakti qe më shume se 90% e përdoruesve të telefonisë celulare kanë shërbim me parapagesë, rrisim mundësinë e lëvizshmërisë së klientëve dhe ulin mundësinë që klientët e Plus të kalojnë të gjithë në operatorin Vodafone.

Në rastet kur transferimi i klientëve do të ndahet në tre operatoret në treg, Vodafone do të vazhdojë të ketë pjesën më të madhe të tregut dhe Telekom e Albtelecom me pjesë të qëndrueshme tregu.

Konkurrenca mendon se dalja nga tregu e operatorit Plus mund të sjellë ndryshime të strukturave të tregut. Konkurrenca konstaton se se Vodafone Albania mund të rrisë pjesën e tregut në shërbimet që ofron, por duhet të theksojmë se rritja e pjesës së tregut pas përqendrimit do të këtë ndikim te vogël në treg për shkak të pjesës së vogël të tregut që zotëron Plus Communication.

Pas transferimit në tregun e telefonisë celularë do të ofrojnë shërbimin e tyre tre operator nga të cilët Vodafon Albania SHA ka pozitë dominuese në treg18 e ndjekur nga Telekom Albania dhe Albtelecom. Pas transferimit AKEP do të vendosë kushte në Autorizimet Individuale që do të lëshohen në kohën e fillimit të shfrytëzimit të spektrit dhe mbulimit për të berë të mundur rritjen e efektivitetit të përdorimit dhe shmangien e mbajtjes së bllokuar të tij.

Aksionerët e Plus

Ndër aksionerët kryesorë të Plus ishin:

ALBA-TRADE Handles

UNION GRUP SH.P.K.

Vjollca Hoxha

Albanian Distribution & Development

Geront Çela

Aci Mobile

Genc Turku

Armand Duka

Bukurosh Stafa

Lutfi Nuriu

EURO-ALBA-EA

Matilda Shehu

Ahmet Muçaj

JON INVESTMENT

ENERGYSOLUTION

Edevaldo Haxhiu

Post Telekomunikacioni i Kosovës

Moni Buchnik

Punonjës të PLUS

Në fillim ka qenë aksioner kryesor edhe Telekomi i Kosovës, i cili më pas mbajti një numër të vogël aksionesh.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top