Video
Po i çonte në shtëpi drogën me vlerë 160 mijë euro shokut, ky është shqiptari që e pësoi keq
Po i çonte në shtëpi drogën me vlerë 160 mijë euro shokut, ky është shqiptari që e pësoi keqF. Tenolli
Lajme
Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e karabinierëve pasi iu sekuestrua 31 kg marijuanë në thasë, 850 gr kokainë dhe 25 gr hashash.
Shqiptari i cili u arrestua nga policia italiane është 41-vjeçari Vladimir Kapaj i cili u kap në flagrancë në momentin që po i dorëzonte sasinë e marijuanës bashkëpunëtorit të tij italian 39-vjeçarit Agatino Piano.
Policët ndërhynë në momentin kur panë një Opel Vectra, që drejtohej nga shqiptari në afërsi të banesës së Pianos, që po e priste në rrugë.
Shqiptarit iu gjetën në makinë 3 thasët me marijuanë dhe gjatë kontrollit në banesë iu sekuestrua sasia e lëndës narkotike kokainë.
Vlera e lëndës narkotike sipas mediave italiane, kapte shumën minimale të 75 mijë eurove e mund të shkonte deri në 160 mijë euro në vlerë tregu.
JOQ.al