Connect with us

Prekëse: Të martuar prej 75 vitesh, dy bashkëshortët shuhen në të njëjtën ditë

Kuriozitete

Prekëse: Të martuar prej 75 vitesh, dy bashkëshortët shuhen në të njëjtën ditë

Një britanike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëshorti i saj, një veteran kanadez, kanë vdekur në të njëjtën ditë, me një diferencë prej vetëm pesë orësh, një muaj pasi festuan përvjetorin e 75-të të martesës.

“BBC” raporton se George dhe Jean Spear u takuan në 1941-sh në një sallë vallëzimi pranë Londrës, ndërsa ai ishte i vendosur në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çifti vdiq në spitalin e Otavës të premten pasi zonja Spear, tashme 94 vjeç, u shtrua për pneumoni.

Ajo u bë anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike më 2006-ën, shkruan Syri.net. Zonja Spear dhe bashkëshorti i saj 95-vjeçar u takuan madje edhe me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Midelton, gjatë udhëtimit të tyre mbretëror më 2011-ën.

Zoti Spear u shtrua gjithashtu në spitalin e “Queensway Carleton” të mërkurën, një ditë pas gruas së tij, dhe raportohet se hyri në një gjumë të thellë.

Stafi i spitalit ishte përpjekur të lëvizte zotin Spear pranë gruas së tij, por ajo vdiq në mënyrë paqësore të premten pasdite.

Kjo ngjarje ka bërë bujë në mbarë Britaninë e Madhe, dhe qindra persona kanë marrë pjesë në homazhet e tyre.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top