Video
Prindërit po marrin në qafë fëmijët, mos e bëni këtë gabim
Prindërit po marrin në qafë fëmijët, mos e bëni këtë gabimL. Çela
Vec-e-jona
Fatkeqësisht, numri i fëmijëve me sindroma të ndryshme si down dhe autik po rritet ndjeshëm. Arsyet janë të shumta, nga jeta teknologjike dhe mikrob-kautike që po kalojmë, megjithatë nuk do të merremi me këtë sot dhe nuk pretendojmë t’u japim zgjidhje këtyre problemeve.
Mjerisht, prindërit e këtyre fëmijëve të vegjël "turren" te psikologët. Këta të fundit, e marrin përsipër trajtimin e tyre edhe pse nuk janë të dobishëm. Mungesa e punës ndikon, por nuk është justifikim.
Problemet kryesore të personave me sindromat down dhe autikëtrajtohen nga Logopedët.
Shumë prej jush mund ta kenë hasur këtë term, por të paktë janë ata që janë interesuar të mësojnë se çdo të thotë logopedia. E mos të flasim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që ndeshen për herë të parë me këtë fjalë.
Logopedia është shkenca qe merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimit në komunikim human. Pra, çdo gjë që lidhet me mosfunksionimin e komunikimit verbal, apo me shkrimin. Këtu përfshihen dhe persona me sindroma te ndryshme, si down apo autik.
Prandaj, mos merrni në qafë familjarët tuaj që janë me këto sindroma, duke i dërguar në njerëz të babëzitur për para, por dërgojini në profesionistët e vërtetë!
Një problem tjetër në vendin tonë nuk është vetëm keqinformimi i prindërve, por dhe rëndësia minimale e kushtuar nga shteti. Nevojat për logopedë shqiptarë janë te mëdha, por vendet nëpër institucionet përkatëse janë bosh. Medet!
JOQ.al