Shëndetësi
Probleme me celulitin, ja zgjidhja e cila e eliminon atë përgjithmonë
Sado trupa të mirë të kemi, përsëri gjejmë diçka që s’na pëlqen… Dhe çuditërisht të gjitha përqëndrohemi tek i njëjti “defekt”.
Cdo vit, me fillimin e veres, te plazhit, te proves bikini femrat pervec peshes, i shqeteson celuliti.
Pas muajsh të tërë me xhinse, bluza të mëdha, është koha për tu zhveshur dhe ja ku shfaqet celuliti kaq i urryer nga femrat.
Celuliti shkaktohet nga shume faktore si: trashegimia, qarkullim jo i mire i gjakut, probleme me hidratimin, apo një stil jete i paqëndrueshëm.
Receta me kafe bie në sy për thjeshtësinë e saj dhe rezultatet po aq efektive. Ju mund ta përdorni atë si armë sekrete për të luftuar celulitin, problem me të cilin mund të përballen shumë gra.
Kjo recetë është veçanërisht e efektshme nëse aplikohet në lëkurë në përfundim të dimrit apo në pranverë, kur lëkura ka mangësi vitaminash dhe elemente ushqyes.
Ajo është gjithashtu ideale për lëkurë të thatë dhe të thatë.
Përbërësit:
1/2 filxhan llum kafeje
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Një enë plastike
Përzieni një gjysmë gotë me llum kafeje dhe pak vaj ulliri. Nxeheni këtë përzierje në mikrovalë për 20 sekonda.
Përhapeni përzierjen e ngrohtë në zonën ku keni celulitit dhe mbulojeni me qese plastike.
Lereni për 30 minuta, dhe pastaj pastrojeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë deri sa të shihni përmirësim.