Video
Profesor Kabo: Presidenca na harroi, Tinka u shemb në tokë por ambulancat ishin pushim
Profesor Kabo: Presidenca na harroi, Tinka u shemb në tokë por ambulancat ishin pushimA. Shehaj
Lajme
Një festë "modeste" organizoi Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme në Presidencë, pas festimeve të shumta në Vlorë, në kuadër të 105 vjetorit të ditës së Pavarësisë, ku të ftuar ishin nga Kryeministri, ministra, qeveritarë e funksionarë të lartë, artistë, ne kuç e me maç, por jashtë vëmendjes kishte ngelur dhe si pa dashje ishte harruar aktorja e madhe Margarita Xhepa si dhe profesor Përparim Kabo.
Ka qenë ky i fundit që ka treguar se sa keq është ndier, jo për vete, por për atë, Lady Mabeth, të nderuarën dinjitoze Tinka, të cilën e kishin lënë në hije. Në një postim të tijin në rrjetet sociale, profesori tregon bisedën me aktoren, teksa ajo e kishte telefonuar vetë, me drojë se ai ndoshta ishte në festën e organizuar në Presidencë.
Në bisedë e sipër Kabo rrëfen edhe mjerim që ky sistemin e kishte katandisur aktoren, e cila ishte shembur në tokë pasi ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte dëmtuar një pjesë të trupit.
Për fatin e saj të keq, nuk kishte shkuar dot as në spital për të marrë gjithë shërbimet e nevojshme, se helbete, ditë feste, më shumë pushohet sesa punohet.
Ja çfarë shkruan profesor Përparim Kabo:
Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saja…E hapa se për të jo unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëjë…Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…
Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin. Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…
Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit.
Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapsirat shqiptare…Sonte në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…Por jo s’qe kështu…
Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…
Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet…vetëm për një fakt…
Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…Tek studjoja për këtë rol pash se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!
JOQ.al