Video
PS kërkon burg për Lulzim Bashën, akuzohet direkt për pastrim parash
PS kërkon burg për Lulzim Bashën, akuzohet direkt për pastrim parashS. Bardhi
Lajme
Seanca e sotshme plenare ndryshe nga moti i ftohtë ka nisur e nxehtë mbi debatin PS-PD rreth lobimit 1 milion dollarësh nga Lulzim Basha para zgjedhjeve të 25 qershorit.
Është sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili në emër të grupit parlamentar të mazhorancës deklaroi se mbi Bashën rëndon akuza për pastrim parash. Basha i referohet kontratave të lobimit të PD-së para dhe gjatë zgjedhjeve me disa kompani amerikane.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka replikuar më kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili deklaroi se PS do e kallëzojë atë në Prokurori për pastrim parash, lidhur me lobimin 1 milionë dollarë në SHBA para zgjedhjeve të 25 qershorit.
Por, Basha ka replikuar me Ballën duke deklaruar së çdo shpenzim është deklaruar nga PD-ja dhe se, sipas tij, është PS ajo që kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandali i Tahirit.
Basha u shpreh në foltore:
Edi Rama nga gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura. Mos prit deri të hënën, çoje sot në Prokurori, çoja edhe FBI. PD ka deklaruar çdo shpenzim.”
Jo vetëm Balla, por edhe Elisa Spiropali “gozhdoi” Bashën me pyetjet e drejtpërdrejta lidhur me lotimin e dyshimtë me kompanitë amerikane para zgjedhjeve, një lobim që kapte shifrën e 1 milionë dollarëve.
JOQ.al