Connect with us

Pse duhet t’i falim edhe ata që nuk e meritojnë

Kuriozitete

Pse duhet t’i falim edhe ata që nuk e meritojnë

Në fëmijëri jemi shtyrë gjithnjë që të falim. Kur dikush jua ka marrë lodrat, ai/ajo ka qenë e detyruar që të kërkojë falje, si dhe ju ta falni atë.

Ndërsa, në moshën e rritur shpesh presim falje nga dikush e që rrallëherë ndodh. Por edhe atëherë kur ndodh, ne nuk harrojmë atë çfarë na kanë bërë, dhe mbartim peshën e atyre veprimeve gjatë gjithë jetës sonë.

Megjithatë, është e rëndësishme që të jeni në gjendje të falni e të jetoni të qetë shpirtërisht.

Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse duhet vepruar kështu:

-Na ndihmon që të vazhdojmë tutje.

-Në qoftë se nuk e falim dike nënkupton që mbajmë inat dhe mbajmë dhimbjen brenda.

-Mbi të gjitha jeni ju ata që keni nevoje për ndjesë.

-Në qoftë se dëshirojmë që të na kërkojë falje dikush, kjo do të thotë që jemi ndjerë të ofenduar. E kemi të nevojshme që të falim, që të lëmë ofendimet të largohen e të mos jetojmë në të shkuarën.

-Ndjesa është për të gjithë. Jo vetëm ata që kërkojnë falje dhe ata që falin janë të ndikuar. Ky veprim ndikon në sjelljet e çdo njërit prej nesh.

-Të falim do të thotë ta lëmë pas të kaluarën.

-Vetëm atëherë kur falim jemi në gjendje të pajtohemi me gjërat e së kaluarës dhe t’i lëmë aty e të vazhdojmë para.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top