Shëndetësi
Pse nuk e përgatit vetë kremin e natës? Ky është trajtimi kundër rrudhave që bën mrekulli
Ke nisur një punë të re, je duke studiuar për provimet apo je duke u përgatitur për një hap tjetër në karrierë – të gjitha meritojnë vëmendje më të madhe. Fytyra e tregon lodhjen më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit, ndaj për ta çlodhur, mjafton të përgatitësh vetë një krem që do të të rikthejë shumë shpejt në vitet e rinisë.
Ky krem do të të bëjë shumë mirë për lëkurën. Nëse e përdor çdo natë, rezultatin do ta ndiesh shumë shpejt.
Të gjitha irritimet e lëkurës do të zhduken, fytyra do të të shkëlqejë dhe do të jetë gjithmonë e hidratuar. Vaji i bajames zbut ndjeshëm lëkurën, ndërsa vaji i limonit pastron dhe i jep shkëlqim. Aloe vera zbut dhe hidraton.
Kremi që mund të përdorësh çdo natë “Miracle” rekomandohet edhe për të zhdukur rrathët e syve dhe redukton në mënyrë të ndjeshme inflamacionin.
Kjo recetë përfshin përbërës fantastikë që i gjen lehtësisht:
Përzieji në të njëjtën masë përbërësit e mëposhtëm:
1. Gjalpë kokosi ose vaj kokosi janë hidratues mahnitës, mbrojnë lëkurën dhe ndihmojnë për të eliminuar irritimet.
2. Vaji i bajames ul sytë e fryrë dhe rrathët e zinj, por ka edhe veti kundër plakjes.
3. Vaj esencial limoni është një detoksikues mjaft i mirë dhe i jep fytyrës shkëlqimin e munguar.
4. Xheli Aloe Vera është zbutës për lëkurën, neutralizon radikalet e lira, riparon lëkurën e dëmtuar, eliminon irritimet dhe probleme si ekzemat, por edhe redukton rrudhat.
5. Vitamina E bllokon radikalet e lira, ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës duke rigjeneruar indet.