Connect with us

Restoranti “hi tech” (Foto)

Video

Restoranti “hi tech” (Foto)

Një restorant në zonën tregtare të Tokios, Ginza është bashkuar me një kompani arti kolektiv për t’u ofruar klientëve art virtual interaktiv dhe një përvojë të rrallë të shijimi të ushqimit.

I quajtur “Botët pa barriera e që lidhen”, projekti përdor teknologjinë më të fundit të sensorëve, projekton imazhe dhe tinguj për t’u dhënë maksimumi tetë darkuesve në ditë, një hapësirë shumë të veçantë të shijimit të artit dixhital kombinuar me 12 pjata të përfshira në program.

Është ushqim për sytë dhe gojën, ndërsa darkuesit mahniten duke parë flutura që fluturojnë mbi pjatat e tyre dhe peshq virtualë që notojnë në gotat e tyre të verës.

Disa darkues thonë se u duket sikur po udhëtojnë në një tjetër dimension, ndërsa skenat ndryshojnë sa herë që një pjatë japoneze vjen në tryezë.

Falë inteligjencës artificiale, dy darka nuk janë njësoj. Në varësi të lëvizjes, numrit të pjatave dhe klientëve, atmosfera e projektuar përreth reagon në mënyra të ndryshme.

Restoranti “Sagaya”, ku edhe po zbatohet kjo risi, planifikon të ndryshojë menunë dhe skenat e projektuara çdo muaj në varësi të stinëve. Fatura në përfundim, përfshirë edhe pijet, kushton plot 30 mijë jenë për person, ose 300 dollarë amerikanë. /Lajmi.net/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top