Connect with us

Revolucion në mjekësi, për 10 sekonda dalin analizat për kancer

Shëndetësi

Revolucion në mjekësi, për 10 sekonda dalin analizat për kancer

Pak javë po na largojnë nga metoda e re e analizave të kancerit, e kjo pasi mjekët duan t’i japin fund incizimeve të dëmshme, të cilat dëmtojnë trupin.

Standardi shkencor për të përcaktuar një mostër të indeve kancerogjene quhet spekterometër dhe nuki është fare i thjeshtë të përdoret, transmeton Gazeta Express.

Makinat e mëdha në laboratorët ku dërgohet mostra përmes një sërë procesesh të komplikuara, pastaj hedhin në pah të dhëna që kërkojnë trajnime të specializuara për t’u kuptuar. Rezultatet përfundimtare mund të merren pas një dite, madje edhe pas një jave.

Shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit në SHBA, kanë krijuar një “laps” i cili bën analiza dhe thuhet se me saktësi deri në 93 për qind zbulon kancerët e rrezikshëm siç janë; kanceri i mushkërive, vezoreve, gjinjve dhe fytit.

Kjo pajisje e re e cila pritet të dalë shpejtë, quhet “MasSpec Pen”, e cila përdoret lehtë, Lëshon një pikë ujë lëkurë, të cilën pastaj e thithë dhe me atë të spektrometrit analizon dhe jep rezultatet brenda 10 sekondave.

Science Magazine shkruan se ky zbulim është revolucionar duke marrë parasysh se metodat me aparatura shumë të shtrenjta, kërkojnë javë të tëra për daljen e rezultateve.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top