Kuriozitete
Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij, ja si kishte ndodhur ngjarja?!
Është një ndër këngët më të ndëgjuara kur është fjala për zhanrin e muzikës popullore dhe foklorike. Por kjo nuk është veqse një këngë, ngaqë në vetvete përmban edhe një histori dhe rrëfim për atë se si Rexha vdiç pikërisht në ditën e dasmës së tij, e që thuhet se atë e mbyti kali.
Ka edhe të atillë që kësaj historie i mëveshin një tregim tjetër, atë se Rexhën nuk e mbyti Kali por Mixha i tij, për t’i marrë pasurinë që kishte Rexha.
Ndonëse kënga mbetet e popullarizuar, përgjigja e këtij rrëfimi që mban misteriozitet mbetet ende e paqartë për atë se si vdiç personazhi i shumë këngëve, Rexha.
Megjithatë për të dëshmuar një histori më ndryshe ekziston edhe një verzion i këngës i cili e paraqet më dallueshëm se si erdhi vdekja e Rexhës, pikërisht në ditën e dasmës së tij.
Sipas versionit të melodisë së vjetër të kësaj kënge, tekstin e kësaj ngjarje në origjinal , e kam përpunuar dhe përshtatur për t’u kënduar në këtë variant :
Oh, para Lidhjes së Prizrenit –
Ngjarje t’ mëdha kanë ndodhë gjithë vendit !
N’ Jabllanicë e në Toplicë ,
Kriminelet e Serbisë –
S’i lanë vend kund shqiptarisë !
Oh, mbi tetëqind katunde t’ shkreta –
I përzunë prej trojeve t’ veta !
N’ rrugë t’ pa kthime i kanë nisë ,
Vuajtjet e muhaxherisë ,
Faqe t’ dhimbshme t’ historisë !
Oh, n’ fshatin Stubëll të Medvegjës –
Herët vdiq ai baba i Rexhës ,
La jetim një djalë në djep ,
Ia kish lanë emrin Rexhep ,
Mbet me nënën për gazep !
Oh, nëna e Rexhës derman s’ pat –
U kthye nuse për kunat !
Kështu zakon atëherë asht kanë –
Mos me e lanë djalin pa nënë ,
Shpi e plang shkret mos me i lënë !
Oh, mixha i Rexhës fort ish gëzua –
Me kunatë që ish martua ,
Pa bë dasmë , pa u harxhua ,
Shumë do pare i ka shpëtua ,
Hisen vëllait me e trashëgua !
Oh, kohë e gjatë kështu ka kalua –
Shumë për Rexhën është kujdesua !
U rritë Rexha me u martua –
Nuse t’ mirë i ka fejua ,
Dasmë të madhe i ka caktua !
Oh, n’ ditë të dasmës së martesës –
Shumë dasmorë ju kanë mbledhë Rexhës !
Mixha i Rexhës ish mbërthye –
I kish hipë dreqi mbi krye ,
Po donë Rexhën me e përmbi !
Oh, me pishman dasmën e nisen –
Se tash Rexha do t’ ma merr hisen !
Sillet mixha si n’ bela –
Po e banë plan Rexhën me e vra ,
Me ia marrë hisen për vëlla !
– O, hajde Rexhë, o nipi im ,
Me ju qitë kuajve ushqim !
Krushqit n’ odë këndojnë këngë t’ mallit –
Mixha i Rexhës bishë e malit ,
E vrau nipin n’ grazhd të kalit !
O, shpejt u kthye te krushqit brenda –
Ma vranë Rexhën , kuajt me shkelma !
Ja la krushqit me bajrak ,
Ja la nusen nën duvak ,
Ja la shkret shpi e konak !
Oh, ja la nënën me duar n’ gji –
E vrau nipin me tradhti !
Vajtojnë zogjtë mbi varr të djalit –
Mixha i Rexhës – arushë e malit ,
Ja la krimin shkelmave t’ kalit !
Oh, kaluan vjet , kaloi një shekull –
E vërteta mbeti pezull !
Për këtë ngjarje të vërtetë –
Ka tregua nëna e vet
Ma vrau Rexhën – mixha i vet!