Video
Rrëmuja prej shiut, këto janë akset më problematike dhe të bllokuara deri tani
Rrëmuja prej shiut, këto janë akset më problematike dhe të bllokuara deri taniL. Çela
Lajme
Deri më tani duket se shiu nuk ka ndërmend të ndalet dhe situata sa vjen e përkeqësohet, ndërsa nuk kanë qenë të pakët qytetarët që e kanë pësuar dhe kanë ngelur në mes të rrugëve.
Autoritetet shtetërore kanë bërë një listë paraprake të akseve më problematike në vend. Ja lista:
Si pasojë e intensitetit të lartë të rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi, pasi ka dalë uji në rrugë te pika e Viroit.
Aksi Fushë Krujë-Laç kalohet me vështirësi, pasi përballë lokalit "Arbëria" në Fushë-Krujë ka dalë lumi në rrugë.
Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika. Të dyja krahët e autostradës Tiranë-Durrës janë të pakalueshme.
Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve duhet të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz. Akset e tjera për momentin janë të kalueshme pa probleme.
JOQ.al