Video
Rrezikohen festat e fundvitit, ISIS kërcënon fuqishëm: Shtetet që do sulmohen, do vrasim Mbretëreshën
Rrezikohen festat e fundvitit, ISIS kërcënon fuqishëm: Shtetet që do sulmohen, do vrasim MbretëreshënD. Cani
Lajme
Italia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëresha e Anglisë janë kërcënuar me sulme terroriste nga ISIS.
Organizata ka publikuar disa postera ku i bën thirrje xhihadistëve të veprojnë për festat e fundvitit.
Edhe pse Shteti Islamik i vetëshpallur nuk ka më asnjë bazë dhe shumë pak territor në Lindjen e Mesme, duket se vazhdon me publikimin e propagandës në internet.
Në një poster ku shfaqet sheshi Shën Pjetër shkruhet:
Festa e kryqëzatave po afrohet. Përgatisni një plan për ta. Tregojuni atyre kuptimin e vërtetë të terrorizmit”.
Ata madje kanë vënë në shënjestër një shtet amerikan dhe mbretëreshën Elizabet e Dytë e Mbretërisë së Bashkuar.
Me anë të një posteri të publikuar në internet, ISIS u bën thirrje “ujqërve të vetmuar”, që të sulmojnë qytetin e Nju Jorkut.
Në poster shkruhet:
Ne takohemi për Krishtlindje në Nju Jork. Shumë shpejt”
ISIS bën thirrje për ekzekutimin e mbretëreshës së Anglisë në një tjetër imazh.
Shpresojmë që këto mos të jenë festa të përgjakshme!
JOQ.al