Connect with us

Sa vërtet kushton jeta? Shikoni çmimin e implantimit të çdo organi në trup

Shëndetësi

Sa vërtet kushton jeta? Shikoni çmimin e implantimit të çdo organi në trup

Transplantimet nuk janë të rralla vetëm për shkak të mungesës së dhuruesve të organeve, por edhe për shkak të çmimit të tyre.

Kërkesat më të shtrenjta në mjekësi, pa dyshim, konsiderohen edhe transplantimet të cilat mund të kushtojnë edhe më shumë se një milion dollarë!

Çmimi i transplantimit të organeve sillet nga 400.000 dollarë për transplantimin e veshkës, deri në 1.4 milionë dollarë për transplantimin e zemrës.

Në Amerikë këto shpenzime janë vetëm njëra pjesë e problemit, sepse me gjithë sistemin e sigurimit shëndetësor dhe dhuruesve, qasja në operacione ende është e kufizuar.

Më shumëse 116.000 amerikanë presin në transplantim, ndërkaq rreth 20 prej tyre në ditë vdesin duke pritur operacionin, transmeton Telegrafi.

Çmimi i transplantimit të palcës kurrizore është 892.700 dollarë, i mushkërive 861.700 dollarë, i mëlçisë 812.500 dollarë, ndërsa i pankreasit 347.000 dollarë.

Arritjet e reja në shkencë ndoshta do të shkurtojnë kohën e pritjes, sepse shkencëtarët po eksperimentojnë me implantimin e organeve të derrit në njerëz, mirëpo e gjithë kjo është ende në fazën e eksperimentit.

Disa nga ta konsiderojnë që operacionet e tilla do të jenë të mundshme pas dy vjetësh.

Më së shumti pritet në transplantimin e veshkave madje 679 ditë, pastaj të pankreasit 281 ditë dhe të mëlçisë 329 ditë.

Në transplantimin e zemrës pacientët presin 191 ditë, ndërkaq të mushkërive 185 ditë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top