Kuriozitete
Sëmundja e rëndë i merr jetën për 8 muaj 16-vjeçarit shqiptar
Një 16-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Itali humbi betejën me kancerin. Mateo Hoxha nxënës në vitin e dytë të liceut në Levi di Montebelluna, ndërroi jetë pasditen e së mërkurës në spitalin e Castelfranco.
Sipas mediave fqinje, të cilat e kanë përcjellë lajmin e ndarjes nga jeta të 16-vjeçarit, ai ishte diagnostikuar me kancer prillin e shkuar.
“E mori në pak muaj. Ai ishte i bindur se në dy vjet gjithçka do të ishte kthyer në normalitet, por nuk ndodhi kështu”, shkruan e përditshmja “Il Gazettino”.
Mateo u përcoll në banesën e fundit paraditen e së shtunës, nga familjarë, miq e të dashur. Ai la pas një motër, Greisi, si dhe prindërit Alban dhe Nelda.