Kuriozitete
Shenjat që tregojnë se ai nuk e ka seriozisht me ju
Ju mendoni se gjithçka po shkon siç duhet dhe shumë shpejt ai mund t’ju propozojë, por jo!
Por nuk keni menduar se ai mund të jetë shumë më ndryshe nga çfarë duket në të vërtetë dhe se ideja e një lidhjeje serioze e tmerron.
Prandaj duhet të keni parasysh këto shenja që sygjeron “Cosmopolitan” më mënyrë që të kuptoni se ai nuk e ka seriozisht me ju:
1. Të gjitha ish të dashurat e tij janë të çmendura. Kini kujdes nga ai mashkull që ishet e tij i konsideron të çmendura, ngjitëse dhe të bezdisshme. Sepse kush është emëruesi i përbashkët këtu? Pikërisht ai.
2. Ai planifikon takime super romantike. Një darkë me qirinj mund të jetë një ide shumë e mirë, por nëse ai e bën shpesh këtë gjë do të thotë që do t’ju mbajë ju vetëm në vende të veçuara.
3. Ai është njëherë i ftohtë dhe njëherë i afërt në telefon. Ai mund t’ju dërgojë 10 mesazhe brenda një nate dhe më pas zhduket për një javë të tërë. Ai ndërkohë me siguri po meret me një tjetër për orë të tëra dhe injoron mesazhet tuaja. Ju do të pyesni veten se çfarë dreqin po ndodh? Me siguri që tanimë ka gjetur një tjetër.
4. Statusi mungon në profilin e tij në “Facebook”. Ai nuk ka më në profilin e tij asnjë foto me ju? Poston statuse shpesh por asnjëherë nuk thotë që është me ju? Statusi i tij është i fshehur? Këtu lindin dyshime të mëdha. Një djalë që bën të gjitha këto gjëra nuk e ka aspak seriozisht me ju.
5. Ai thotë se ju jeni shpirt i tij binjak. Në rregull, të gjithë e adhurojmë idenë se kemi gjetur dikë që na konsideron gjysmën e tij, por nëse kjo gjë thuhet që në fillim të njohjes dijeni që nuk është aspak e vërtetë. Është e pamundur që në një kohë aq të shkurtër të konsiderosh dikë si shpirtin binjak. Prandaj nëse dikush ju afrohet dhe që në javët e para thotë se po bie në dashuri me ju, dijeni që çdo gjë është për ty dyshuar. Ai mund të jetë thjesht një mashtrues që këto fjalë ja thotë fermave të ndryshme me mijëra herë.
6. Ai nuk tregon interes për ju. Nuk ju pyet se çfarë pëlqeni më shumë, çfarë ju shqetëson, çfarë problemesh keni. Dijeni që nuk është dhe aq i interesuar për atë që ju ndodh juve.
7. Ju ngut për të kryer marrëdhënie seksuale. Nëse ju nuk dëshironi që të kryeni marrëdhënie shumë shpejt dhe ai person ju vë në siklet dhe nuk ju pret kjo do të thotë që ai nuk ju do seriozisht. Dëshiron thjesht të argëtohet me ju dhe të kalojë disa ditë si me të gjitha femrat e mëparshme.”/>